Insajderi
Lajme

Prishtinë: Dy punëtore të marketit lajmërojnë policinë, thonë se u ngacmuan nga tre burra

Insajderi
13 October 2024 - 08:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prishtinë: Dy punëtore të marketit lajmërojnë policinë, thonë se u ngacmuan nga tre burra
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin për njërin nga tre burrat e denoncuar për ngacmim mbrëmjen e së shtunës.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit ditor të PK’së. Në raport thuhet se tre burra janë denoncuar nga dy punëtore të një marketi në Prishtinë, meqë të njëjtit në vazhdimësi kanë ngacmuar ato.

“Prishtinë 12.10.2024-19:50. Është raportuar se dy femra kosovare punëtore në një market në vazhdimësi janë ngacmuar nga tre persona të dyshuar meshkuj kosovar.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje“, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark