×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prishtinë, i mituri ther me thikë babain

    Insajderi
    01 September 2022 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngatërresë mes dy familjarëve ka ndodhur sot në rrugën “Pashë Deralla” në Prishtinë, në orët e mbrëmjes.

    Në këtë përleshje, motivet e së cilës ende nuk dihen, Sinjali ka mësuar se janë përfshirë babë e bir.

    Lexo edhe:

    Sipas informacioneve të para, mosmarrëveshja mes tyre ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast djali ka goditur babain me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.  Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencë.

    Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës, por ende nuk është deklaruar mbi ngjarjen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark