Insajderi
Insajderi

Prishtinë: Një Golf 6-të përfundon në butik

Insajderi
10 July 2022 - 22:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prishtinë: Një Golf 6-të përfundon në butik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident ka ndodhur para pak momentesh në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti një veturë e tipit “Golf 6” ka përfunduar në një butik.

Nuk dihet bilanci i aksidentit tqë ka ndodhur në lokacionin mbrapa teatrit në kryeqytet.

Pamjet janë publikuar nga emisioni Drive Zone.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci tha se të lënduarit kanë marrë trajtim të duhur mjekësor.

“Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadanii” në Prishtinë Nga informatat e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkatuar edhe në një lokal skaj rrugës. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident” – tha Borovci.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark