Pritje deri në 8 orë për të kaluar kufirin në Merdare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritje deri në 8 orë për të kaluar kufirin në Merdare

    Insajderi
    24 December 2016 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë krijuar kolona të gjata pritje të veturave të mërgimtarëve, nëpër pikat kufitare në Kosovë.

    Në pikën kufitare në Merdare është fluksi më i madh i veturave, kolona ka arritur deri në 3 kilometra në pjesën e territorit të Serbisë. Ndërsa pritjet kanë zgjatur deri në 7-8 orë.

    Agim Mehmeti njëri nga bashkatdhetarët që ende është në pritje në Merdare, ka thënë për Insajderin se është duke pritur në kolonë që nga ora 6 e mëngjesit, në një kolonë që kishte arritur deri në 3 kilometra.

    “Ka 6 orë që jam duke pritur në kolonë, ende nuk jam afër për ta kaluar kufirin. Këto pritja po na maltretojnë shumë, jemi me fëmijë dhe ka gati 24 orë që jemi nisur nga Austria për në Kosovë”, tha Mehmeti.

    Mërgimtarët janë ankuar edhe për procedura të shumta që po i bënë pala serbe në dhënien e disa dokumenteve për të kaluar kufirin.

    Edhe sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit , qytetarët në Merdare kanë pritur deri në tetë orë, për të hyrë në territorin e Kosovës, ndërsa për të dal më së shumti ka vonesa 10-15. Pika tjetër më e ngarkuar është ajo në Mutivodë, me pritje deri në 4 orë.

    Këto janë të dhënat më të fundit që janë përditësuar nga kjo qendër rreth 30 minuta më parë./Insajderi.com

    kolona


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    25 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark