Kandidatja e PDK-së për deputete, Floretë Zejnullahu ka thënë se më 14 shkurt llapjanët do t’i japin vulë fitores së Partisë Demokratike në zgjedhje.
Zejnullahu është pritur sot në një tubim me qytetarë në fshatin Shtedim, ku ka folur për programin e Rimekëmbjes së vendit të PDK-së.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka falënderuar banorët e Shtedimes për përkrahjen që ia kanë dhënë.
“Llapjanët me 14 Shkurt do ti japin vulen e fitores Partisë Demokratike të Kosovës dhe planit tonë për Rimëkëmbjen e vendit. Faleminderit Shtedim!”, ka shkruar Zejnullahu në Facebook.