×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prizren, arrestohen dy persona pasi shtien me armë zjarri në ahengun familjar

    Insajderi
    11 August 2022 - 23:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy person në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kishin shtënë me armë në aheng familjar.

    Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se bëhet fjalë për të njëjtin aheng, por në kohë të ndryshme.

    “Me datë 10.08.2022, rreth orës 10:22, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se në lagjen Bajram Curri në Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren ka shkuar në vend ngjarje. Në lokacionin e përmendur patrulla policore kishte hasur në një person me armë në brez, pistoletë me gaz. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në drejtim të stacionit për intervistim. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndërsa rasti tjetër kishte ndodhur më vonë, rreth orës 15:30, porse i dyshimti është ndaluar për 48 orë.

    “Në të njëjtin gazmend familjar rreth orës 15:30 përsëri është marr informacion se ka gjuajtje me armë zjarri. Policia përsëri ka shkuar në vend ngjarje, aty ka identifikuar një të dyshimtë dhe është gjet një armë-pistoletë. Arma është sekuestruar dhe i dyshimti me urdhër të prokurori është ndaluar për 48 orë”, thuhet po aty.

    Kundër të dyshuarve është filluar procedura penale për veprën “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark