Të martën në Komunën e Deçanit, dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull, kanë sulmuar fizikisht një qift me thikë pas një mosmarrëveshje familjare.
Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe policia raporton se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar thikën që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Në një rast tjetër në Prizren, raportohet se një person është sulmuar nga djali i tij, i cili po ashtu i ka thyer edhe xhamin e veturës.
Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar 22 persona, prej të cilëve 15 janë në mbajtje./Insajderi.com