Një vjedhje e rëndë është raportuar në Prizren, ku kujdestarja e shtëpisë kishte vërejtur se një person i dyshuar kishte hyrë për të vjedhur.
Policia e Kosovës njofton se ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk e ka takuar personin e dyshuar. Sidoqoftë, është konfirmuar se nga shtëpia është vjedhur një armë.
Sipas raportit 24-orësh, rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
“Prizren, 14.11.2025 – 22:02 – Dyshohet se në shtëpinë ku punon ankuesja/f/k si kujdestare, ajo ka vërejtur se një person i dyshuar ka hyrë për të vjedhur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk ka takuar personin e dyshuar, megjithatë ka vërejtur se ai kishte hyrë me forcë në shtëpi dhe nga aty ka vjedhur një armë. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar,” njofton Policia e Kosovës.