Prizrenasi deklaroi publikisht se punëtorët e KEDS-it vodhën rrymë, e ia lanë fajin- Gjykata e përgënjeshtron   - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Insajderi Video
  • Hulumtime/Analiza

    Prizrenasi deklaroi publikisht se punëtorët e KEDS-it vodhën rrymë, e ia lanë fajin- Gjykata e përgënjeshtron  

    Insajderi
    11 April 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tahir Elezkurtaj nga Prizreni pretendon se kompania KEDS po e akuzon padrejtësisht për vjedhje të energjisë elektrike.

    Në një deklaratë për Insajderin, ai ka treguar se për të njëjtën vepër ishte akuzuar edhe në vitin 2022, kur gjykata e kishte liruar me kusht që vepra të mos përsëritej brenda një periudhe prej një viti.

    Pavarësisht kësaj, Elezkurtaj thotë se në vitin 2024 i është ngritur sërish e njëjta aktakuzë dhe, për shkak të procesit gjyqësor, ai nuk mund të udhëtojë në Kroaci, ku edhe jeton dhe punon. Sipas tij, kjo situatë po i shkakton dëm të madh psikologjik dhe, siç shprehet ai, mund të ketë edhe pasoja fatale.

    Ndër të tjera, në një intervistë për gazetaren e Insajderit, Dijellza Preniqi, ai ka deklaruar se posedon fakte që vjedhjen e energjisë elektrike e kanë bërë punëtorët e KEDS-it, por fajin po ia hedhin atij. Elezkurtaj ka delaruar se “Edhe herën e parë, kur ishte dënuar nga gjykata, ai nuk e kishte pranuar fajësinë për një vepër të tillë. Në procesverbal është futur një deklaratë që nuk ka dalë nga goja e tij, dhe mbi bazën e saj është dënuar”.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Gjykatën Themelore në Prizren. Në aktvendimet e dërguara nga ta në redaksinë e Insajderit, thuhet e kundërta e asaj që Elezkurtaj ka pretenduar. Mes tjerash thuhet se i njëjti është dënuar dy herë për të njëjtën vepër, ka pranuar fajësinë për akuzat e ngritura ndaj tij, një aktvendim është shpallur në vitin 2020 e tjetrin në 2023.

    Mes tjerash në përgjigjje thuhet: I akuzuari pranon fajësinë kur e kupton natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë, pranimi bëhet vullnetarisht dhe se pranimi i fajësisë mbështet në faktet e çështjes
    që përmban aktakuza,
    në materialet e prezantuara nga prokurori i shtetit për plotësimin e
    aktakuzës të pranuar nga i akuzuari dhe çdo provë tjetër.

    Poshtë gjeni edhe aktvendimin e vitit 2023.

    Në lidhje me pretendimet e Elezkujrtaj, Insajderi ka kontaktuar edhe KEDS-in por deri në publikimin e këtij materiali ata nuk janë përgjigjur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark