×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizreni ndez qirinj për Xhenetën, 3 vjeçarja që humbi jetën

    Insajderi
    07 June 2016 - 22:51

    Qirinj të ndezur janë vendosur në kalldrëmin e Shatërvanit, pak metra larg vendit ku dje humbi jetën 3 vjeçarja Xheneta, pas shembjes së murit të një shtëpie të vjetër.

    Prizreni

    Qirinjtë janë ndezur për të kujtuar vajzën e cila dje padrejtësisht humbi jetën pasi duke lozur, muri i shtëpisë të cilën Komuna e Prizrenit është dashur ta sigurojë, është rrëzuar pas reshjeve të shiut.

    Prizreni1 Prizreni2

    Xheneta gjeti vdekjen teksa nëna dhe motra e saj 10 vjeçe u lënduan gjithashtu. Qytetarët e Prizrenit, kanë organizuar edhe një ngjarje në Facebook.  Fotot janë dërguar nga Diellza Kryeziu.

    prizreni4 Prizreni5 prizreni6

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark