×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Probleme lidhur me punën”, Prokuroria jep detaje për vrasjen në Malishevë

    Insajderi
    20 September 2023 - 14:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mëngjesin e së mërkurës, një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Banjë të Malishevës, ndërsa lidhur me rastin Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka thënë se motivi i vrasjes dyshohet se ka ardhur si rrjedhojë e problemeve lidhur me punën.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Hekuran Batusha.

    “Ju njoftoj se lidhur me këtë çështje sipas informacioneve të para motivi i vrasjes ka ardhur si rrjedhojë e problemeve lidhur me punën mes viktimës dhe të dyshuarit, i dyshuari gjendet në ndalim policor prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja”, ndërsa mosha e viktimës është 41 vjeçar”, tha Batusha.

    Batusha po ashtu ka bërë të ditur se prokurori kujdestar kundër të pandehurit, brenda afatit ligjor në gjykatën kompetente do të parashtrojë kërkesën për caktimin e paraburgimit.

    Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

    “Rreth orës 07:15 është raportuar se në fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, konfirmoi Elezaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark