×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Probleme me shërbimet telefonike për përdoruesit e ‘Vala’ – Kur pritet të rregullohet?

    Insajderi
    14 July 2023 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përdoruesit e operatorit të shërbimeve telefonike “Vala”, tash e sa ka kohë janë duke u përballur me probleme të ndryshme të thirrjeve telefonike dhe internetit 4G, shkruan Insajderi.

    Në zona të caktuara në territorin e Kosovës, ka mungesë të mbulueshmërisë me internet 4G, duke shkaktuar telashe tek përdoruesit e operatorit telefonik Vala.

    Ku është problemi?

    Nga operatori i Vala, thanë për Insajderin se arsyeja pse ka ndërprerje të shërbimeve janë punimet e ndërtimit të rrugëve, e posaçërisht këto ditë si shkak i punimeve në Regjionin e Besianës.

    Për shkak të punimeve ne ndërtimin e rrugëve, ne kemi raste kur mund të kemi ndërprerje të shkurtra të shërbimeve. Këto dite i kemi pasur tri ndërprerje të tilla ne Regjionin e Besianës për shkak të zgjerimit të rrugëve andej. Intervenimet tona ne këto raste janë të menjëhershme. Megjithatë, kemi disa zona të caktuara kryesisht rurale ku ende nuk kemi mbulueshmëri të mirë me 4G. Ato regjione i kemi të njohura“, u shpreh Fadil Lepaja, zyrtar për media në operatorin telefonik “Vala”.

    Kur pritet të rregullohet problemi i ndërprerjeve me shërbime telefonike nga Vala?

    Nga Vala treguan për Insajderin se pas përfundimit të instalimeve me stacionet bazë të teknologjisë, në Gjilan dhe Ferizaj, projekti pritet të vazhdojë në zonat si Pejë, Istogu, Klinë, Vushtrris, Mitrovicë, e Besianë.

    Për t’i mbuluar të gjitha zonat me 4G, ne jemi ne fazën e implementimit të investimeve. Regjionin e Gjilanit edhe Ferizajt i kemi përfunduar duke instaluar stacione bazë me teknologji të fjalës se fundit. Projekti është duke vazhduar me qëllimit të zgjerimit të mbulueshmërisë edhe ne zonat e tjera të vendit, si në regjionin e Pejës, Istogut, Klinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, e Besianës”, tha zyrtari për media nga operatori i Valës, Fadil Lepaja./Insajderi/.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark