Insajderi
Biznes

Prodhimi industrial në Itali rënie me 30 për qind në mars

Insajderi
11 May 2020 - 14:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Korrigjuar për efekt të kalendarit, rënia ka arritur në 29,3 për qind në një vit. Në raport me muajin shkurt, rënia u rrit në 28,4%.

Të gjithë sektorët kryesorë të aktivitetit janë prekur. Më i prekuri është ai i prodhimit të mjeteve të transportit që shënoi një rënie me 52,6 për qind, i ndjekur nga ai tekstil, veshje dhe aksesorë -40, për qind dhe metalurgjia -37,0 për qind).

Italianë u kufizuar duke nisur nga 10 marsi, ndërkohë që duke nisur nga 22 marsi të gjitha aktivitetet prodhuese, të gjykuara jo thelbësore u ndërprenë duke paralizuar strukturën ekonomike të gadishullit.

Që prej fundit të prillit, kompanitë rifilluan gradualisht aktivitetet, por impakti mbi ekonominë italiane, e treta e zonës euro, do të jetë i rëndë.

Qeveria ka parashikuar një kontraktim me 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 2020, por nuk përjashton një recesion të mundshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark