×
  • Lajme
  • Lajme

    Produktet “Made in Kosova” synojnë tregun amerikan

    Insajderi
    26 July 2019 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prishtinë, 24 qershor 2019 – Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi po merr pjesë në panairin “Fancy Food Show” i cili po mbahet në New York në të cilin krahas më shumë se 2,600 kompanive ndërkombëtare, produktet e tyre po i promovojnë edhe dy kompani nga Kosova, “Golden Eagle” dhe “Pi&Ki”.

    Përfaqësuesit e kompanive kosovare përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe takimeve me ndërmarrës nga SHBA-të dhe vendet e ndryshme të botës, po synojnë depërtimin e produkteve të tyre në tregjet ndërkombëtare, me theks të veçantë rritjen e eksportit në vende tjera me qëllim që të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

    Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi i siguroi ndërmarrësit e këtyre kompanive që MBPZHR-ja përmes granteve investive dhe subvencioneve do të vazhdoj mbështetjen e prodhuesve të vendit tonë, që produktet tona të shpërndahen në sa më shumë tregje të huaja.

    Të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në SHBA, konkretisht në zonën e New Yorkut, panairi “Fancy Food Show” në të cilin gjendet i vendosur edhe shtandi i Kosovës po mbahet në adresën Level 1, nr. 3525, Javits Center New York City, NY.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark