Veraria “Sefa Wine” me bazë në Komunën e Rahovecit ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë për cilësinë e verës “Kulla Vranç” në festivalin ndërkombëtar të verës “Concours de Lyon”…
Veraria “Sefa Wine” me bazë në Komunën e Rahovecit ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë për cilësinë e verës “Kulla Vranç” në festivalin ndërkombëtar të verës “Concours de Lyon” që u mbajt rreth një javë më parë në Lyon të Francës.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i kompanisë “Sefa Wine”, Blerim Shullina, përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social LinkedIn.
“Degustim i bërë në Francë për Veren Sefa “Kulla Vranç” ku na nderuan me medaljen e argjendtë nga Concours de Lyon. Jemi shumë të lumtur që prapë sollëm edhe një medalje në Kosovë në mesin e 7 medaljeve të tjera që ka marrë Sefa Wine”, ka thënë Shulina, raporton Insajderi.
“Kjo tregon se ne me të vërtet kemi pasion për verën që prodhojmë”, ka thënë Shulina, teksa është shprehur i lumtur me vlerësimin që i është bërë në Francë verës së prodhuar nga kompania e tij.
Concours de Lyon është një nga ngjarjet më madhore të verës në Evropë. Ajo ka një juri profesionale që vlerëson cilësinë e verërave që konkurrojnë në këtë eveniment. /Insajderi.com