×
  • Lajme
  • Insajderi

    Profesori rrah me shuplaka fytyrës dy nxënës në një shkollë në Malishevë

    Insajderi
    22 November 2021 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta Insajderi ka siguruar një video të bërë me 5 nëntor të këtij viti ku një profesor shihet duke rrahur me shuplaka dy nxënës të shkollës së mesme profesionale Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë.

    Gazeta merr vesh se profesori që shihet në video duke ushtruar dhunë ndaj nxënësve është Ardian Thaçi. Ai është profesor i lëndës së matematikës në këtë shkollë.

    Në një prononcim për Insajderin, profesori Ardian Thaçi ka konfirmuar ngjarjen duke thënë se nuk ka pas për qëllim dhunën por sipas tij e gjitha ka qenë në formë shakaje.

    “Ka fillu si ne formë shakaje. I preka në formë shakaje. Nuk  kam deshtë me ushtru dhunë. Ka qenë për hajgare. Ka qenë në lidhje me një aktivitet në klasë”, thotë profesori.

    Ndërsa lidhur me gjestin e tij ai thotë se nuk i ka hije asnjë mësimdhënësi me tregu në atë formë qoftë edhe për hajgare dhe ndihet i penduar për gjestin e tij.

    “Une e kuptoj qe si ka hije asnjë mësimdhënësi me ba atë gjest po ka qenë një gabim i imi që me vjen keq”, tha me tutje ai.

    Insajderi ka kontaktuar edhe drejtorin e shkollës Nazmi Zogaj, i cili e ka dënuar si rast duke thënë se do të merren masa disiplinore ndaj profesorit në fjalë.

    “Është gjest i keq e i paligjshëm. Tash do të marrim masa do të lajmohet inspektorati dhe do të rekomandojnë masat. Na vjen keq si institucion që ka ndodhë” shprehet Zogaj.

    Gazeta Insajderi ju sjell videon më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark