×
  • Lajme
  • Lajme

    Profil | Kjo është dosja kriminale e Ujkan Latajt, i arrestuar për prostitucion

    Insajderi
    24 May 2024 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dosjen kriminale të Ujkan Lataj, i cili u arrestua sot për prostitucion në Pejë. I njëjti siç raportoi Insajderi është edhe recidivist.

    Në dosjen e siguruar nga Insajderi i dyshuari që është 23 vjeçar më parë është përfshirë në dy raste vrasje si i dyshuar dhe ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë”.

    Ai fillimisht është i dyshuar për tentim vrasje në vitin 2019, dhe përsëri për të njëjtën vepër penale në vitin 2020, rast i cili është nën hetime.

    Ndërsa një vendim i Gjykatës që ka siguruar Insajderi, në vitin 2021 e shpall fajtor atë për lëndim trupor ndaj gruas së tij.

    Ujkan Lattaj në dosjen e tij ka edhe kundërvajtje në komunikacion.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Insajderin arrestimin e një personi.

    “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit  është ndaluar një person për mundësim në prostitucion dhe njëkohësisht është autorizuar Policia e Kosovës për ndërmarrje të veprimeve të tjera në lidhje me këtë rast”, ka thënë Nikçi.

    Në lidhje me rastin ka pasur edhe bastisje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark