×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    Profil | Kush është Adil Krasniqi i shumëkërkuari nga organet e drejtësisë?

    Insajderi
    28 November 2021 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Adil Krasniqi, 35 vjeçar nga Prishtina dyshohet për një sërë veprash, ndër to për grabitje të armatosur. Në biznesin kriminal të grabitjes një person shumë me interes për organet e rendit është edhe Krasniqi.

    Që nga viti 2019 ai vazhdon të kërkohet nga Policia e Kosovës, shkruan Insajderi.

    I dyshuar për një sërë veprash penale më e zhurmshmja është ajo 2 shtatorit të 2019-ës. Adil Krasniqi veti i katërti, të armatosur grabitën bankën “Raiffeisen Bank”, në Shtime.

    Në 2019-ën, Prokuroria e Ferizaj mes tjerash theksoi të dyshuarit në mesin e tyre edhe Adil Krasniqi nga banka kanë marrë rreth 2540 euro dhe 290 franga dhe më pas në dalje të bankës disa herë kanë gjuajtur me armë gjysmë automatike. Të dyshuarit e tjerë ishin arrestuar por jo Adil Krasniqi.

    Adil Krasniqi

    Ndonëse, cilësohet si person i rrezikshëm nga organet e ndjekjes, Krasniqi vazhdon të endet i lirë.

    Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt këtë vit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e tij, i kërkuar për grabitje të armatosur. Në njoftim thuhet se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm për shoqërinë.

    Ai është pjesë e një dosje të gjatë që kanë ndërtuar organet e rendit për personat që janë akuzuar, ose dyshohen me bazë për krimin e grabitjes, me theks të veçantë grabitjes së armatosur.

    InDoks ka publikuar në dokumentarin ekskluziv “Dosja e grabitjeve”, detaje për dhjetëra persona, të dyshuar e të akuzuar për grabitje të armatosur.

    InDoks | Dosja e grabitjeve – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark