×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Profil | Tentim vrasje e drogë, kush është gjilanasi që po e kërkon me ngulm Policia

    Insajderi
    03 June 2023 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Rajonit të Gjilanit ka kërkuar sot ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi që kërkohet për tentim vrasje ndaj policëve në detyrë. Bëhet fjalë për 41-vjeçarin, Burim Agaj.

    “Të gjithë ata që kanë informata që mund të çojnë në identifikimin e vendndodhjes së të dyshuarit, mund të lajmërohet në stacionin me të afërt të Policisë apo përmes numrit 192”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Por, kjo nuk është hera e parë që Burim Agaj po përballet me drejtësinë.

    Në janar të 2022’ës, Burim Agaj është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Themelore në Gjilan për posedim të 616 gram substanca narkotike, një mulli për bluarje të marihuanës dhe një peshore digjitale.

    I pandehuri Burim Agaj ishte deklaruar i pafajshëm për veprën penale për të cilën i vihet në barrë, me arsyetimin se nuk ka pasur narkotikë me vete.

    Avokati Arsim Vranovci e ka mbështetur fjalën e të akuzuarit Agaj.

    Shqyrtimi gjyqësorë ka vazhduar me fjalën hyrëse të prokurorit Uka, i cili ka deklaruar, se duke u bazuar në provat e cekura në aktakuzë ka ardhur në përfundim se i pandehuri Burim Agaj ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet.

    Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Burim Agaj, avokati Vranovci në fjalën hyrëse të tij ka  deklaruar që në aktakuzën e ngritur nga prokuroria mund të qëndrojë, por të gjitha këto sende të sekuestruara i takojnë Arben Jakupit, për të cilin ka një aktgjykim.

    I akuzuari Burim Agaj e kishte mbështetur në tërësi fjalën hyrëse të mbrojtësit të tij.

    Seanca gjyqësore kishte vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Arben Jakupi, i cili kishte deklaruar që ka raporte shoqërore me të akuzuarin Burim.

    “Në ditën kritike kur kanë arritur policia unë kam qenë së bashku me Burimin në oborrin  shtëpisë time në veturë. Që unë e kam pirë një cigare e më pas edhe Burimi, pastaj kanë ardhur policia deri sa ne ishim në veturë, aty policia e kanë gjeturë një sasi të narotikëve që mua më kishte rënë 3 -4 gram, si dhe cigaren e ndezur”.

    Dëshmitari Jakupi ka shtuar po ashtu se blinderin të cilin ai e kishte në veturë dhe e ka përdorur për ta pështjellur cigaren ishte e tij, duke shtuar se një sasi tjetër të narkotikëve rreth 1 kg, e kishte të fshehur – groposur në oborr dhe atë e ka gjetur policia.

    “Të gjitha ato të cilat janë sekuestruar dhe gjetur në veturë kanë qenë të mijat dhe për të cilat jam shpallur fajtor dhe jam dënuar e që paraprakisht unë e kam pranuar fajësinë për ato vepra penale”, kishte thënë dëshmitari Jakupi.

    Pas dëgjimit të dëshmitarit Arben Jakupi, prokurori Uka, kishte shtuar se mbetem pranë aktakuzës që në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet edhe Shefik Lakna- zyrtar policor, raportonte BetimipërDrejtësi.

    Ndryshe, sipas aktakuzës, më datë 28.09.2017, rreth orës 18.30 – 19:45 minuta, në Gjilan, në shtëpinë e të pandehurit Arben Jakupi, të pandehurit me dashje, me përgatitje paraprake dhe në bashkëveprim, pa autorizim me qëllim shitje dhe shpërndarje, kanë poseduar substancë narkotike te llojit marihuanë.

    Në aktakuzë thuhet se gjatë kontrollës së Policisë së Kosovës – Njësitit Antidrogë në veturën e markës “Peugeot 406”, ngjyre e kuqe, janë gjetur: një telefon Iphone 6, një mulli për bluarje të “Marihuanës”, një peshore digjitale, 4 gram “Marihuanë” e shpërndarë nëpër veturë ndërsa në oborrin e shtëpisë të pandehurit Arben është gjetur një paketim me një sasi prej 612 gramë e llojit “Marihuanë” e mbështjell me një qese najlloni, e cila ishte e groposura dhe e mbuluar me dhe.

    Me çka në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike ose analoge” nga neni 273 paragrafì 1 lidhur me nenin 31 te KPRK-së, e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej dy (2) deri në tetë (8) vjet. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark