×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Profili i trajnerës suedeze që mori drejtimin e Kosovës – ishte trajnere e Kosovare Asllanit

    Insajderi
    24 March 2022 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anneli Karina Andersen është trajnerja e re e Kombëtares së Kosovës në kategorinë A të femrave. Zyrtarizimi i saj është bërë të enjten nga FFK-ja në një konferencë për media ku i pranishëm ishte edhe drejtori teknik i FFK-së Albert Bunjaki si ambasadorja e Suedinë në Kosovë Karin Hernmarck.

    Në hyrje të konferencës, Andersen tha se ka ardhur në këtë pozitë në mënyrë që Kosovën ta pasurojë me përvojën e saj në Suedi, atje ku ka drejtuar ekipe dhe kombëtare të grupmoshave të reja.

    Shpresojë që do të mund të përfitoni nga përvoja jonë e gjatë që kemi pasur, kemi punuar në rrethe, në zona lokale, kemi punuar edhe në ekipin kombëtar bashke me Katerinën dhe të tjerët dhe shpresoj që kjo përvojë do të mund t’iu hyjë në punë dhe do të mund të shfrytëzohet në maksimum në Kosovë…Për mua, mundësia që të mund të kontribuoj në këto sfidat që kanë ndeshjet kualifikuese në Kupën Botërore janë mëse të mirëseardhura…dhe natyrisht presim që të kontribuojmë në ekipin tuaj me përvojën e Suedisë që është përvojë taktike teknike dhe e strukturuar. Mendoj që është një sfidë e mirë për ne.”, tha Andersen.

    Tuje Andersen shtoi se tashmë ka krijuar një opinion mbi ekipin kombëtar të Kosovës duke nënvizuar se i pret një fillim shumë i vështirë duke e ditur se dy ndeshje e radhës janë ballafaqimi me Norvegjinë dhe Belgjikën.

    Ne kemi bërë ato punët tona, kemi punuar dy javë të plota me shikimin e lojtarëve, ndeshjeve por edhe të kundërshtarëve. Kemi bërë një lloj fillimi të njohjes me ekipin, por fillimi që do të jetë i vërtetë do të jetë bukur i vështirë sepse i kemi dy ndeshje me Norvegjinë dhe me Belgjikën para kësaj kemi edhe dy ndeshje si ushtrime, do të jetë e vështirë por besoj se do t’ia dalim”, u shpreh trajnerja suedeze.

    Kosovare Asllani është futbollistja më e famshme nga Kosova e cila luan për Real Madridin dhe Suedinë dhe me këtë rast, Andersen zbuloi se e ka stërvitur atë në ekipin e grupmoshave U19.

    “Në ekipin tim të parë më 2007-2008 e kam pasur Kosovaren në ekipin time të grupmoshave deri në 19 vjet. Kam qenë me fat të isha afër saj kur e ka bërë atë depërtimin e madh dhe ka arritur të jetë pjesë e ekipit kombëtar suedez. Ajo është një lojtare fantastike, është një person fantastik dhe vërtet ka dhënë një kontribut të madh atje por edhe për Kosovën”, shtoi ajo.

    Sa i përket kontratës së saj me FFK-në, ka folur drejtori teknik Albert Bunjaki i cili nuk ka zbuluar kohën e saktë se sa do të zgjasë ajo.

    Për ne kjo ka qenë një zgjidhje më e përshtatshme, më e mirë, jam shumë optimistë. Opsionin e kontratës e kemi lënë me mundësi vazhdimi ngase për ne është shumë me rëndësi që edhe zonja Alene por edhe Katerina ta ndjejnë veten mirë dhe ta shohin veten se në cilat forma mund të kontribuojnë. Bashkëpunimin ne e shohim në afat të gjatë mirëpo gjithmonë në relacion të bisedimeve edhe mundësive për gjetjen e rrugëve të ndryshme për ta zhvilluar futbollin e vajzave dhe grave.”, tha Bunjaki.

    Pjesë e stafit të Karina Andersen do të jenë edhe Nisse janson-ndihmës trajner dhe Katerinna Olsen-ndihmës trajnere.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark