×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Programi “Arti në shkolla” filloi zbatimin në Pejë

    Insajderi
    16 October 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë mblodhi 200 nxënës të katër shkollave fillore në kuadër të programit ndërministror “Arti në Shkolla”.

    Nxënësit e shkollave “Asdreni” e “Dardania” nga qyteti i Pejës, “Dëshmorët e Kombit” nga Barani dhe “Hil Mosi” e Jabllanicës së Vogël, shikuan katër filma të animuar të metrazhit të shkurtër.

    Filmat pjesëmarrës në Aniba, si “Swop – Dentist (2022)” i Holandës; “Music Socks” (2023), i Kroacisë; “The Goose” (2022), i Republikës Çeke; dhe filmi “Beanboy” (2022), prodhim i Danimarkës, u shfaqën në tapetin e bardhë të kinemasë për të argëruar nxënësit si dhe me qëllim që ata të afrohen më për së afërmi me artin e kinemasë.

    Programi “Arti në Shkolla” tashmë po zbatohet edhe në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark