Insajderi
Lajme

Prokurori Zeqaj jep detaje për shkatërrimin e laboratorit të drogës afër zonës së banimit në Kryeqytet

Insajderi
22 September 2024 - 18:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokurori Zeqaj jep detaje për shkatërrimin e laboratorit të drogës afër zonës së banimit në Kryeqytet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për shkatërrimin e një laboratori droge, që prodhonte substanca narkotike të llojit kokainë dhe heroinë, shkruan Insajderi.

Laboratori i drogës është gjetur në bodrumin e një banese në lagjen “Bregu i Diellit”, rruga “Hyzri Talla”, mbrëmë rreth orës 21:50.

Bashkim Zeqaj, Shef i Departamentit të Krimeve të Rënda, pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se gjatë kontrollit është gjetur një sasi droge e llojeve heroinë dhe kokainë dhe mjete pune për përpunimin e substancave narkotike, si dhe një sasi droge në gjendje të ngurtë prej rreth 7 kilogramë

Ai shtoi se do ta vazhdojnë hetimin e rastit për personat e mundshëm që ndërlidhen me këtë rast.

“Dy persona janë arrestuar, këto preparate janë shumë të rrezikshme dhe ndodhet në një vend që ka shumë  banorë. Kemi gjetur edhe mjete përcjellëse që kanë shërbyer për përpunimin e lëndëve narkotike”, deklaroi Zeqaj për Kosovapress.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetimi zgjati dhjetë muaj, teksa dozat e prodhuara thuhet se destinoheshin jashtë vendit.

“Dyshohet që ky “Laborator” për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë  është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Pamje nga Laboratori:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark