Oda e Afarizmit te Kosovës sot i është drejtuar Institucioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës në lidhje me deklaratat e publikuara nga Ramiz Kelmendi, i cili deklaroi se një projekt biznesor i tij u pengua nga Bashkia e Tiranës.
Përmes një reagimi për media, OAK është shprehur e shqetësuar nga deklaratat e publikuara për zvrarritjet dhe pengesat që dyshohen se i janë bërë nga ana e Bashkisë së Tiranës “për të bërë investimin e planifikuar shume milionësh ne këtë qytet”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramiz Kelmendi, i cili është edhe biznesmen, i ka dërguar disa ditë më parë një letër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj, lidhur me një pronë të kontestuar për ndërtimin e ETC-së.
Përmes letrës, Kelmendi ka treguar për blerjen e pronës, për të cilën ka thënë se i është premtuar mbështetje e fuqishme nga kryetari Velijaj. Por, siç shkruan në letër, përkundër fjalëve të Veliajt, parcela e blerë për ndërtimin e ETC-së, ka hasur në një kontest, për të cilën biznesmeni kosovar, ka pritur më shumë se 3 vite.
Kelmendi tregon se, pas dhënies së dritës jeshile për të filluar ndërtimin e objektit, që kishte vlerë miliona euro, inspektorët ia kishte pezulluar punimet. /Insajderi.com