×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokurore ‘dembele’, i bëhen gati letrat për ta larguar nga puna prokuroren që ishte e përfshirë në rastin e Sebahate Morinës

    Insajderi
    10 May 2024 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ishte prokurorja që duhej të kujdesej për Sebahate Morinen, që u vra nga burri i saj. Edhe Gjykata Kushtetuese pati gjetur shkelje në këtë rast. Por, tash Prokurores Hava Krasniqi i është ‘mbushur kupa”. Këshilli Prokuroria po ia bën gati letrat për ta larguar nga puna. Ka mbetur edhe këtë rekomandim ta miratojë Presidentja Osmani

    Sipas njoftimit të Këshilli Prokurorial të Kosovës të publikuar pas takimit të 247-të, thuhet se ka miratuar Raportin përfundimtar për vlerësimin e parregullt të përformancës së një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    “Refuzoi kundërshtimin e parashtruar dhe miratoi Raportin përfundimtar për vlerësimin e parregullt të performancës së një (1) prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me ç’rast mori vendim që propozimin për shkarkimin e tij ta dërgojë te Presidentja e vendit”, thuhej në njoftim.

    Komisioni për Vlerësim të Performancës së Prokurorëve ka vlerësuar që performanca e prokurores Krasniqi është e pamjaftueshme, ndërsa Raportin e vlerësimit të performances së kësaj prokurore e ka dërguar në KPK, ku kjo e fundit e ka miratuar raportin e Komisionit.

    Kujtojmë se prokuroja Hava Krasniqi ishte prokurore në rastin e Sebahate Morinës, për të cilën Gjykata Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte marrë vendim lidhur me kërkesën e dorëzuar nga vajza e të ndjerës Sebahate Morina, përmes të cilit konstatohej shkelja e të drejtës për jetën, e garantuar me Kushtetutë.

    Sebahate Morina Sopi u vra 11 ditë pasi kishte raportuar dhunën që përjetonte nga bashkëshorti, Lulzim Sopi, i cili më pas u vetëvra.

    Ngjarja ndodhi në vitin 2021 në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark