×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori i rastit të Astrit Deharit urdhëron intervistimin e Albulena Haxhiut për të sqaruar një status në facebook

    Insajderi
    09 November 2023 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokurori i rastit të Astrit Deharit, Afrim Shefkiu ka kërkuar intervistimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me një postim që ka bërë në Facebook për vdekjen e ish-aktivistit Astrit Dehari, shkruan Gazeta Insajderi.

    Prokurori ka kërkuar nga ministrja që të jep sqarime lidhur me një postim të datës 05.11.2023 në të cilin ministrja ka deklarauar se “Provat ekzistojnë dhe gjithçka që duhet është vullneti i policisë dhe prokurorisë për ta zbardhur deri në fund këtë rast…”.

    Ai ka kërkuar nga Haxhiu që të tregoj se cilat janë provat për të cilat thuhet se ministrja ka pretenduar se ekzistojnë duke i kërkuar të tregoj se kush janë vrasësit e Deharit.

    Lidhur me këtë kërkesë për intertvistim nga prokuroria ka reaguar ministrja Haxhiu. Sipas saj, ministrja nuk mund të marr përgjegjësi për punët që i takojnë prokurorit, përkundër faktit që ai ka kërkuar një sqarim lidhur me statusin që ka bërë vetë ministrja.

    Kështu shkruan në autorizimin që ka bërë publike Haxhiu.

    Ajo thotë se Afrim Shefkiu është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit e Astrit Deharit

    Reagimi i plotë i ministres:

    Prokurori Special, Afrim Shefkiu, paska kërkuar nga unë që të përgjigjem se kush janë vrasësit e Astrit Deharit! E gjithë kjo bazuar në një status timin në rrjetet sociale, në përvjetorin e Astrit Deharit.

    Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit!

    Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë.

    Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi.

    Bashkëngjitur gjeni Autorizimin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark