×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokurori: Trupave të terroristëve të vrarë po iu kryhet obduksioni në IML

    Insajderi
    27 September 2023 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokurori special Naim Abazi, prokuror i rastit të sulmit terrorist në Banjskë, ka njoftuar se trupave të sulmuesve të vrarë, po iu bëhet obduksioni në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

    “Janë duke e bërë obduksionin në IML”, ka thënë Abazi në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi“.

    Ndërsa, sipas procedurës, pas përfundimit të obduksionit trupat do t’iu dorëzohen familjarëve të tyre.

    Ndryshe, Prokroria Speciale të hënën konfirmoi se ishte gjetur trupi i pajetë i sulmuesit të tretë të vrarë gjatë sulmit në Banjskë.

    “PSRK-ja, konfirmon se sot, në vendngjarje është gjetur një trup i pajetë, i personit të tretë të vrarë, që kishte vepruar si pjesë e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës dhe, gjithashtu, po sot, është sekuestruar edhe një sasi e konsiderueshme e armatimit që është përdorur dhe pritej të përdorej në vijimësi nga pjesëtarët e kësaj bande kriminale”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

    Ndryshe, në orët e para të së dielës, në një sulm terrorist mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, u plagos zyrtari policor Alban Rashiti, ndërsa u lëndua një tjetër. Të vrarë mbetën atë ditë edhe tre sulmues.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për tre të dyshuarit për këtë sulm: Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq (për secilin veç e veç).

    Policia e Kosovës gjatë aksionit të bastisjes në Banjskë, ka gjetur sasi të madhe të armatimit, uniforma, dokumente, vetura e gjësende tjera.

    Sulmi terrorist në veri ka nxitur reagime të shumta edhe nga faktori ndërkombëtar, të cilët kërkuan që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark