×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria e pranon se ka ankesë për rastin e Rexhep Osmanit

    Insajderi
    20 May 2016 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetë lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësja e Prokurorisë së Kosovës, Liridona Kozmaqi, e cila tha tregoi se bëhet fjale për tanimë profesorin e Fakultetit të Edukimit në UP, Rexhep Osmani.

    “Ju informoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 19 maj 2016, ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës, se ka një ankuese, në drejtim të veprës penale sulmi seksual”, tha Kozmaqi.

    Por, zëdhënësja e Prokurorisë potencoi se çështja është ende në fazën fillestare.

    “Kemi të bëjmë me të njëjtin rast, por pasi që  kjo çështje është në veprimet fillestare të Policisë dhe me qëllim të mbledhjes së të gjitha provave dhe informatave që mund të përdoren në këtë çështje dhe të mos dëmtimit të hetimeve, tani për tani prokuroria nuk mund të jap të dhëna tjera lidhur me këtë rast”, përfundoi ajo.

    Ish-ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht një studente të tij, ashtu sic u raportua në media, porse ka pranuar në një bisedë me Insajderin se e ka përqafur studenten ne fjalë dhe kjo sipas tij është keqkuptuar nga ana e saj. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark