×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokuroria e Pejës godet grupin kriminal të drogës- Insajderi sjell emrat e të akuzuarve

    Insajderi
    10 November 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Shkruan: - Altiana Zogaj

    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 7 personave të pandehur. Të njëjtit akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabis” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Insajderi ka zbuluar emrat e personave ndaj të cilëve është ngritur aktakuza. Të përfshirë janë Gojart Jahjelezi, Etnik Merturi, Zymer Mehmetaj, Agim Jahaj, Elbasan Jahaj, Fahri Deçani dhe Gazmend Zekaj.

    Sipas aktakuzës se ngritur nga prokurori i shtetit, Ersan Qavolli të pandehurit Gojart Jahelezi, Etnik Merturi, Zymer Mehmetaj Elbasan Jahaj, dhe Agim Jahaj nga fundit i muajit maj të vitit 2022 e gjer me datë 29 shtator 2022, duke vepruar si anëtarë të grupit, me qellim të prodhimit të narkotikëve, kultivojnë rreth 100 kilogram (të gatshme për shitje) narkotikë të llojit marihuanë.

    Ata atëkohë ishin duke kultivuar edhe 177 bimë tjera, të cilat janë shkatërruar me urdhër të prokurorit të shtetit nga njësitet relevante policore.

    I pandehuri, Gojart Jahelezi, akuzohet se me datë 28 shtator 2022, me qellim të shitjes ka poseduar rreth gjysme kilogrami kokainë, të ndara në katër qese.

    Kurse, i pandehuri, Zymer Mehmetaj, akuzohet se në kohë të vazhdueshme ka shitur dhe shpërndarë narkotikë të llojit marihuanë.

    Të pandehurit Fahri Deçani dhe Gazmend Zekaj, akuzohen për dhënien e ndihmës në kryerjen e veprave të lartcekura.

    Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

    Prokurori i çështjes, Ersan Qavolli me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihet në barrë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark