Insajderi
Lajme

Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë ndaj Brendon Ajazajt, tentoi ta privojë nga jeta një person

Insajderi
02 March 2026 - 14:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria e Pejës ngrit aktakuzë ndaj Brendon Ajazajt, tentoi ta privojë nga jeta një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.A., për veprat  penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, shkruan Insajderi.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Brendon Ajazaj me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin Uliks Ferizin, derisa  i pandehuri  me të parë  viktimën shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore.

Njoftimi i plotë:

Pejë, 2 mars 2026 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.A., për veprat  penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, nga Kodi Penale i Republikës së Kosovës .

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., me datë 22 dhjetor 2025 në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.F., derisa  i pandehuri  me të parë  viktimën shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore.

Gjithashtu, i pandehuri B.A, akuzohet nga prokurori i shtetit edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallën fajtor dhe të dënoj sipas ligjit për veprat penale të cila i vihen në barrë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark