Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka njoftuar se sot do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për mësimdhënësin nga Deçani i cili po dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të shkollës fillore.
“Është duke u përpunuar, sot do të dorëzohet”, tha Nikçi për Insajderin.
Rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan dhe është cilësuar si “Sulm seksual”.
Ai dyshohet se e ka puthur një nxënëse të klasës së shtatë.
Mësimdhënësi i dyshuar është Valendin Selmanaj, i cili është ndaluar për 48 orë.