×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokuroria fillon hetimet për dyshimet për dallavere me patentë-shoferë

    Insajderi
    02 February 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministëri në Ministrinë e Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka mbajtur sot një konferencë, ku foli për dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë në Pejë.

    Lidhur me këtë çështje, tashmë kanë nisur hetimet.

    REL raporton se Prokuroria Themelore e Pejës ka “nisur një hetim në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë në këtë pjesë të Kosovës”.

    Sot, Durmishi tha se Prokurorisë së Pejës i ishte dërguar një dosje voluminoze në lidhje me qindra kandidatë që morën patentë-shoferin në procese të dyshimta.

    “Nga ajo që kemi gjetur deri më tani, dyshimet tona kanë të bëjnë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark