×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Prokuroria hesht në rastin e “Arbotec”, kompanisë që u kap duke vjedhur zhavorr nga inspektorët e KPMM’së

    Insajderi
    03 October 2023 - 16:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria e Shtetit po vazhdon të hesht lidhur me hetimet që ka nisur ndaj kompanisë kontraktuese “Arbotec” për punimet në rrugën Prishtinë- Podujevë. Ekskavatorët e “Arbotec” janë zënë nga inspektoret e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale duke përdor resurse mineral (zhavorr) që sipas tyre është nxjerr jashtëligjshëm në një zonën që është e ndaluar me ligj dhe po përdoret në trasenë e rrugës. Insajderi kishte raportuar gjatë muajit gusht për këto shkelje, por as at’herë dhe as tani Prokuroria e Shtetit nuk po jep përgjigje për zhvillimet e hetimeve përkundër që është njoftuar dhe pajisur me fakte nga KPMM për rastin.

    Gazeta Insajderi ka dërguar disa herë gjatë kësaj periudhe (gusht- tetor) pyetje tek Prokuroria e Shteti por, nuk kanë qenë të qasshëm.

    Insajderi kishte raportuar për pretendimet e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale se Inspektorati i tyre e ka zënë njërën nga kompanisë fituese të tenderit për punimet në rrugën Podujevë- Prishtinë, “Arbotec” duke përdor resurse mineral (zhavorr) që sipas tyre është nxjerr jashtëligjshëm në një zonën që është e ndaluar me ligj dhe po përdoret në trasenë e rrugës.

    Rastin e kishte konfirmuar edhe KPMM për Gazetën duke thënë se rasti është lajmëruar në Prokurori të Shtetit dhe të gjitha provat janë dorëzuar organeve kompetente.

    Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka theksuar për Insajderin se dy Ekskavatorët që ishin shpallur të sekuestruar nga Inspektorët janë liruar nga Prokuroria e shtetit.

    Gazeta ka pyetur Prokurorinë e Shtetit lidhur me hetimet por deri ne momentin e publikimit të artikullit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Si i zuri inspektori i KPMM’së kamionët e “Arbotec” duke vjedhur zhavorr?

    Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale gjatë inspektimit të punimeve në rrugën Prishtinë- Podujevë ka zënë dy Ekskavatorë duke nxjerr jashtëligjshëm zhavorr në zonën që është e ndaluar me ligj. Gazeta Insajderi mëson se Ekskavatorët ishin të kompanisë fituese “ARBOTEC” Sh.p.k. e cila është në pronësi të biznesmenit Hektor Beqiri. Punimet e kësaj rruge ishin inauguruar edhe nga kryeministri Albin Kurti i cili kishte premtuar cilësi pasi që sipas tij për zgjerimin e kësaj rruge ishin përzgjedhur kompanitë më të mira.

    Por, njëra nga këto kompani fituese po del që ka bërë shkelje të rënda të ligjit. Makineritë e saj janë zënë nga Inspektorati i Minierave duke eksploatuar kundërligjshëm zhavorr nga një zonë e ndaluar. Inspektorët e KPMM’së kishin kryer inspektim më 14 gusht 2023. Përmes një përgjigje zyrtare të dhënë për Gazetën Insajderi, KPMM ka konfirmuar se gjatë inspektimeve rutinore në punimet e rrugës Podujevë – Prishtinë ka hasur në dy Ekskavatorë në vendin e ngjarjes duke bërë aktivitet të jashtëligjshëm minerar.

    “Gjatë inspektimit nga Inspektorët e KPMM-së janë zënë dy Ekskavator në vend të ngjarjes duke bërë aktivitet të jashtëligjshëm minerar (duke shfrytëzuar resurs mineral)”, thuhet në përgjigje.

    Sipas tyre, Ekskavatorët i përkasin Ndërmarrjes ,,ARBOTEC’’sh.p.k”.

    Ndërmarrja “Arbotec” sh.p.k sipar ARBK’së është në pronësi te biznesmenit, Hektor Beqiri.

    Lidhur me këto gjetje, KPMM’ja ka lajmëruar organet kompetente. Ndër to është edhe Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu.“KPMM i ka marr të gjithë hapat në përputhje me Ligjin, është njoftuar Policia e Kosovës, Policia Hetuese, Prokuroria e Shtetit dhe MMPHI”, thuhet në përgjigjet e tyre.

    Hysen Durmishi në mbrojtje të firmës Arbotec: Ka rrejt Inspektori

    Këto gjetje të KPMM’së i ka quajtur gënjeshtra zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. I kontaktuar nga Gazeta Insajderi, Durmishi ka thënë se Inspektorati I KPMM’së ka ‘rrejt’ sepse sipas tij, zhavorri i vjedhur nuk është përdorur në trase të rrugës për Podujevë.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i ka cilësuar të pavërteta gjetjet e Inspektoratit të KPMM’së për një shkelje serioze të ligjit nga operatori “Arbotec” gjate inspektimit të punimeve në rrugën Podujevë-Prishtinë, rrugë kjo që është inauguruar nga kryeministri Kurti duke premtuar cilësi.

     

    Në një bisedë në telefon, Durmishi tha për Insajderin se nuk është ne dijeni se ku është eksploatuar ai material që është zënë nga KPMM’ja duke garantuar që nuk është përdorur në rrugën që po mbikqyret nga ministria e tij.

    Ai (inspektorati) ka rrejt. Kaa rreejt. Kanë thënë se është zënë t’u vjedh zhavorr. Nëse është zënë duke vjedhur zhavorr le ta denojnë. Nuk është punë e jemja e as e pjesës së Infrastrukturës me u marr ku është tu eksploatu ai material. Ne e kontrollojmë çdo materjal që ai (Arbotec) e sjell në punishte dhe në punishte nuk kemi asi pozicioni. Kemi material 0.50 të gurthyesit”, tha ai duke shtuar se “ndoshta e kanë marr materialin dhe e kanë dërguar diku tjetër por në trase nuk e ka përdor”, deklaroi Durmishi.

    Hysen Durmishi në mbrojtje të firmës Arbotec: Ka rrejt Inspektori

    Rruga e promovuar nga Kurti – Si i zuri inspektori i KPMM’së kamionët e “Arbotec” duke vjedhur zhavorr?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark