Insajderi
Lajme

Kërkoi 40 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët dhe prokurorët, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

Insajderi
20 February 2025 - 16:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkoi 40 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët dhe prokurorët, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit A.L., nga komuna e Pejës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 17.03.2023, në Prishtinë, i pandehuri A.L., në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar para për vete që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, në atë mënyrë që pas arrestimit të të pandehurit E.S., dhe caktimit të paraburgimit nga ana e gjykatës, është takuar me vëllain e të pandehurit, prej të cilit ka kërkuar dyzet mijë (40.000) euro para që të ushtroj ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtar, gjyqtarë e prokurorë për ta liruar nga paraburgimi të pandehurin E.S., cili gjendej në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale “Fajdeja “ dhe “Shmangia nga tatimi” të KPRK-së edhe pse ndikimi i supozuar nuk është realizuar andaj, me këtë i pandehuri A.L., do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri A.L., që nga data 19 Shkurt 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark