Insajderi
Lajme

Prokuroria në Prishtinë ndalon dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe kanosje

Insajderi
06 August 2026 - 15:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria në Prishtinë ndalon dy persona të dyshuar për lëndim të rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe kanosje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë dy persona me inicialet A.D. dhe L.D., nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”, të parashikuara me nenet 186, 366 dhe 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, pas paraqitjes së tyre në Policinë e Kosovës.

Sipas hetimeve të deritanishme, rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur më 23 mars 2026 në Prishtinë, ku i dëmtuar është një zyrtar i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK). Gjatë hetimeve janë siguruar prova që mbështesin dyshimin e bazuar ndaj të dyshuarve.

Prokurori i Shtetit është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale për sigurimin e provave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndjekjen penale të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark