×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria në Tiranë kërkon rikthimin e Dritan Goxhajt në burg

    Insajderi
    16 January 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria e Tiranës ka bërë ditën e sotme rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

    Mediat në Shqipëri po raportojnë me burime se Prokuroria ka kërkuar rikthimin e Goxhajt në burg dhe ekzekutimin e kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij për në Hagë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shorti ka caktuar gjyqtar Ilir Pandën për shqyrtimin e kësaj kërkese nga Gjykata e Lartë atje, mirëpo s’dihet data apo orari i seancës gjyqësore.

    Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik të vitit të kaluar me urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës.

    Ish-luftëtari i UÇK-së u akuzua se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilat Goxhaj i mohoi gjatë procesit gjyqësor. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark