×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Ukë Rugovës dhe 19 personave të tjerë

    Insajderi
    19 May 2016 - 13:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë kundër Ukë Rugovës dhe 19 personave të tjerë të dyshuar për krim të organizuar në lidhje me veprën e kontrabandimit me migrantë.

    Veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë pretendohet se janë kryer përgjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bëjnë me shitjen e Vizave Schengen të BE-së të siguruara përmes korrupsionit dhe prezantimeve të rrejshme.

    Aktakuza është ngritur prej një prokurori ndërkombëtar nga PSRK pas hetimeve që ishin iniciuar nga Njësia e Policisë Kufitare të Kosovës për Hetime, të cilat ishin kryer nga ajo njësi së bashku me Policinë e EULEX-it.

    Insajderi ka mësuar se lista e të akuzuarve të prokurorit Allen Cansick nis me Ukë Rugovës, pasuar nga, Izet Beqiri, Azad Beqiraj, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti, po hetohet nga Prokuroria për veprime që kanë të bëjnë me shitje vizash.

    Insajderi raportoi të martën për ngritjen e aktakuzës. Sot Prokuroria njoftoi se aktakuza është dorëzuar në Gjykatë.

    Aktakuzë kundër Ukë Rugovës dhe 20 tjerëve për krim të organizuar

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark