Insajderi
Lajme

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-gardianes që torturoi gratë në burgun e Lipjanit

Insajderi
17 January 2026 - 21:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish-gardianes që torturoi gratë në burgun e Lipjanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për “Krime lufte kundër popullsisë civile” ndaj Nevica Çepenkoviqit, si gardiane në Burgun e Prishtinës, paralelja për gra në Lipjan.

Ajo akuzohet se, në mënyrë sistematike, ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare, i ka kanosur për jetë dhe i ka torturuar në mënyrë çnjerëzore me shkop gome, shqelma e grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Kjo konsiderohet aktakuza e parë e ngritur ndaj një gruaje nga Prokuroria e Republikës.

Sipas dëshmive, gjatë vitit 1998-1999 torturat kryheshin pa ndërprerë nga ajo, e cila nuk kursente asnjë grua të burgosur, duke i rrahur dhe maltretuar vetëm pse ishin shqiptare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark