Prokuroria nis hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria nis hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi

    Insajderi
    18 June 2024 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar kallëzim penal ndaj çështjes në fjalë. Prokurori i Shtetit ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve ndaj Xh. K. Kjo çështje penale është duke u trajtuar në pajtim me dispozitat ligjore të KPPRK-së”, tha Ulaj.

    Rikujtojmë se Xhevat Krasniqi është pezulluar nga puna më 23 prill pasi ishte denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.

    “Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”, thuhej në komunikatën e Rekoratit të UP’së.

    Në denoncimet e studentëve përmendet se profesori ka lëshuar barcoleta të natyrës seksuale, ka komentuar dukjen e studentëve dhe ka bërë pyetje provokuese në drejtim të studenteve.

    “Në konsultime të afatit të Janarit 2023 une … kam hyrë të konsultohem me profin në fjalë dhe për të shikuar se ku mi ka hequr 0.05 pikë nga provimi, e leje që përgjigjen që deshta nuk e mora por dola e tronditur nga ajo zyre me një përgjigje aspak adekuate, morale dhe jo profesionale. e këtu po i citoj fjalët e tij …, une jam i drejtë në vlerësim, e kështu jam i drejtë…kurt dush tboj masazh” i cili ma ka demonstruar me duar fjalën “masazh” edhe është afruar për të më përqafuar”, thuhet në njërën nga ankesat e studenteve.

    “Gjatë ushtrimeve të mbajtura me profesorin në fjalë, unë së bashku me kolegen ishim prezente dhe pas ushtrimeve ai po vjen tek ne gjatë rrugës që ishim duke shkuar për në shtëpi dhe po na u kthehet me fjalët – Te dyja i keni ly buzët njejtë a ?” “Lyj ti sa t’dush se buzët si i kësaj nuk mundesh mi pas””, vijon ankesa tjetër.

    “Unë jam …, studente drejtimi Farmaci. Rasti im me profesorin Xhevat Krasniqi ka ndodhur me datë 22 Shtator 2023. Në këtë ditë ne kishim konsultimet dhe provimin me goje. Kur erdhi rendi im unë hyra në zyrë dhe profesori në fjalë më pyeti nëse dëshiroja të shkoja në një dite tjetër në konsultime por që duhej të ia jepja fjalën që nuk do i tregoja askujt. Unë mbeta pa folur sepse nuk e dija çfarë të thoja në atë rast dhe ai duke e parë reagimin tim më tha: “Leje se s’je ti që e mban fjalën”… Më pas më tha mund të shkosh, e pyeta për notën dhe ai mu përgjigj duke më thënë: ” E sheh notën në SEMS”. Dhe siç dihet nota në SEMS ishte 5”, përmendet një rast tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark