Prokuroria nis hetimet për rrahjen asamblistëve të VV-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Prokuroria nis hetimet për rrahjen asamblistëve të VV-së

    Insajderi
    31 October 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria në Prishtinë ka nisur hetimet për rrahjen që ndodhi sot mes dy asamblisteve në Podujevë. Ragip Fetahu dhe Artrit Mulliqi, dy asamblistët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë sot dyshohet se janë rrahur në mes vete. Këtë rast e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se hetimet lidhur me këtë rast kanë filluar.

    Pas informimit të prokurorit kujdestar nga policia, me urdhër të njëjtit iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotni këtë çështje penale”, tha Ulaj.

    Si vijimësi e problemeve të brendshme partiake ndodhi një rrahje fizike mes asamblistëve të partisë. Ragip Fetahu u sulmua nga Artrit Mulliqi, në oborrin e komunës gjatë një pauze të shkurtër të seancës së Kuvendit Komunal.

    Të dy përfundun në polici.

    Ragip Fetahu ka treguar versionin e tij lidhur me incidentin. Thotë se u sulmua nga Mulliqi në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar dhimbje dhe marramendje.

    “z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje”.

    “Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje”, tha Fetahu.

    Sipas tij, dëshmi e kësaj janë kamerat e komunës.

    Sipas Fetahut, sulmi ndaj tij ishte inskenim i formacioneve të brendshme siç ka thënë si të para politikës së VV-së.

    “Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit. Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit.Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike!”, tha më tej Fetahu.

    Artrit Mulliqi i kontaktuar nga Insajderi ka thënë se nuk mund të flas më shumë për rastin pasi që ndodhet në polici.

    “Mirë jemi, gjendja shëndetësore është mirë. Nuk mundem me thanë kurgjo tjetër jam në stacion policor” – tha Mulliqi për Insajderin.

    Për përleshjen mes zyrtarëve të tij, kryetari i komunës dhe degës së VV-së, Shpejtim Bulliqi ende nuk ka thënë asnjë fjalë.

    Por për rastin reagoi një anëtar i partisë që mbante pozitë të rëndësishme edhe në komunë.

    Ish-drejtori i Inspeksionit, Besnik Mulliqi, i cili muaj më parë u shkarkuar nga kryetari, Shpejtim Bulliqi, tregoi pse nuk ka qenësi në këtë parti.

    “Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi”, tha Mulliqiduke e lënë të nënkuptohet se fjalën e ka për Shpejtim Bulliqi derisa përdori shprehjen “gjarpër”.   


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark