×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Prokuroria njofton për arrestimin e një personi pasi përmendi vrasjen e kryeministrit

    Insajderi
    31 August 2023 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar se N.S. përgjatë ditës është arrestuar për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, “se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese, si dhe, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit “DEBAT PLUS’’,  të datës 30 gusht 2023, të njëjtën deklaratë i njëjti e përsëritë”.

    Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark