Sot Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmë në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.
Në mes tjerash është thënë se të gjithë të akuzuarit kanë të kaluar kriminale.
“Ajo që është më rëndësi të ceket se një person gjendet në arrati, ndërsa është konstatuar se gjithë të dyshuarit kanë të kaluar kriminale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas deklaratës së këtij institucioni, prokurori i rastit dhe Policia e Kosovës janë duke punuar për identifikimin e personave të implikuat në ngjarje, e poashtu është marr aktvendim mbi ndalimin ndaj disa personave.
“Prokurori, rastin në fjalë e ka cilësuar ‘Vrasje të rëndë’ neni 173, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ neni 366 dhe ‘Pjesëmarrje në rrahje’ neni 187 i Kodit Penal të Kosovës”, thuhet tutje.