Prokuroria Speciale kërkon caktimin e masës së paraburgimit për Nagip Krasniqin – Insajderi
×
Insajderi

Prokuroria Speciale kërkon caktimin e masës së paraburgimit për Nagip Krasniqin

Insajderi
20 April 2023 - 12:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit.

Përmes njoftimit për media, i pandehuri dyshohet për kryerjen e veprave penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’

Njoftimi:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark