×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 13 personave – akuzohen për dy vepra penale

    Insajderi
    29 April 2024 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër trembëdhjetë (13) të pandehurve me inicialet H.H., B.H., H.Z., Sh.S., S.K.,B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B, shkruan Insajderi.

    Prokuroria Speciale njofton se të akuzuarit H.H., B.H dhe H.Z., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’ nga neni 364 par 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

    Të akuzuarit Sh.S., S.K., B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B., akuzohen se kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark