Insajderi
Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave- Njëri nga ta mjek në QKUK, dyshohet se falsifikoi dokumentin zyrtar

Insajderi
18 November 2024 - 15:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj dy personave- Njëri nga ta mjek në QKUK, dyshohet se falsifikoi dokumentin zyrtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për veprat penale “ Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve: B.A me profesional mjek në QKUK, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale: “Falsifikimi i dokumentit zyrtar dhe të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale: “Legalizimi i përmbajtjes së rreme.

“Hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri B.A, ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D. akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë, në rastin me numër PS.nr.30/2”, thuhet në njoftim.

“Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark