×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurorja Vahide Badivuku dënohet me tre vjet burg

    Insajderi
    05 April 2016 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me tre vjet burgim të efektshëm prokuroren Vahide Badiviku, e cila ka qenë e akuzuar për ryshfet.

    Prokurores së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë po ashtu i është ndaluar ushtrimi i profesionit për tre vjet si dhe është dënuar me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, prokurorja Badivuku, në periudhën kohore maj – gusht 2015, në cilësinë e prokurores  së krimeve të rënda në Prokurorinë e Mitrovicës, duke shfrytëzuar detyrën e saj i ka tejkaluar kompetencat dhe nuk e ka përmbushur detyrën e saj me qëllim të përfitimit çfarëdo dobie për vete duke kërkuar dhe pranuar dhuratë “në mënyrë të tërthortë”, në kundërshtim me detyrën e saj, njofton Kallxo.com

    I akuzuari i dytë në këtë rast, Idriz Kelmendi është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg ndërsa Isak Smakolli u gjobit me 3 mijë euro.

    Badivuku e cila nuk ka qenë e pranishme në seancën e shpalljes së aktgjykimit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark