×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Promovohet numri i ri i revistës letrare “Uji”

    Insajderi
    10 August 2023 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës u mbajt përurimi i numrit të tetë të revistës letrare “Uji”.

    Ky përurim u organizua nga Pronet Academy në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Frymëzimi”. Drejtori i Pronet Academy, profesor Besnik Hajdari falënderoi të pranishmit dhe atyre u foli për akademinë.

    Më tej, kryeredaktorja e revistës “Uji”, Fatijona Bajraj tregoi një historik të shkurtër se si erdhi ideja e revistës. Në lidhje me numrin e ri të revistës, foli redaktori Albin Mehmeti. Gjatë këtij përurimi, u prezantua edhe revista “Uji për fëmijë”, të cilën e prezantoi Ferdane Sahiti.

    Pas kësaj, të pranishmit morën fjalën, ku u spikat fjalimi i profesor Nuridin Ahmetit, i cili është mik i revistës që nga fillimet e para të saj. Pasi falënderoi të pranishmit, Abdullah Klinaku vlerësoi lart punën e revistës “Uji” për ruajtjen e vlerave të popullit. Ymrije Beqiri, poetja për fëmijë e çmoi punën që bën stafi i shtëpisë botuese “Frymëzimi”.

    Në fund të programit u lexuan poezi nga revista nga autorët e pranishëm. /ditori.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark