×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Promovohet romani i ri i shkrimtarit Bashkim Hoxha

    Insajderi
    20 September 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ambientet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) në Tiranë është promovuar romani i ri i romancierit dhe dramaturgut të mirënjohur shqiptar, Bashkim Hoxha.

    Romani ka titullin “Dimri i librave” dhe është botuar ditë më parë nga shtëpia botuese tiranase “Onufri”.

    Në këtë përurim mori pjesë edhe botuesi Bujar Hudhri, i cili e vlerësoi lart prozën artistike të Hoxhës dhe bashkëpunimin me të si krijues dhe personalitet i njohur i kulturës së sotme shqiptare.

    “Dimiri i librave” është një vepër që përshfaq realitete bashkëkohore, nën perceptimin e njerëzve që jetojnë me librin, si një metaforë mbi rëndësinë që ka arti kultura në ridimensionimin shpirtëror e social të kohës që jetojmë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark