Insajderi
Lajme

Pronari i kalit e vrau turistin nga Tirana në sy të fëmijëve, veç pse s’e pagoi foton

Insajderi
28 October 2025 - 18:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pronari i kalit e vrau turistin nga Tirana në sy të fëmijëve, veç pse s’e pagoi foton
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mospagesa për një foto me kalin u bë shkak i vrasjes së ndodhur pasditen e kësaj të marte pranë kalasë së Beratit.

Viktima, Keli Hoxha ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë. Ai u ka bërë foto fëmijëve me kalin dhe nuk ka paguar para.

Pas kësaj ka nisur debati mes tyre, që përfundoi tragjikisht.

Pronari i kalit, Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa sipas Top Channel rezulton me të kaluar kriminale në Greqi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark