Insajderi
Botë

Pronari i një hoteli në Halkidiki gjobitet me 20 mijë euro për “keqtrajtim” të dy papagajve

Insajderi
03 July 2024 - 15:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pronari i një hoteli në Halkidiki gjobitet me 20 mijë euro për “keqtrajtim” të dy papagajve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pronari i një hoteli në Halkidiki është gjobitur me 20,000 euro për keqtrajtim të dy papagajve.

Siç raportojnë mediat në vend, duke cituar organizatën për mbrojtjen e kafshëve, “Animal Rescue and Defense Squad”, ai përdorte dy papagaj Macaw si “lehës” për të trembur të paftuarit.

“Me bashkëpunimin perfekt të të gjithëve, me urdhër të prokurorit u hoqën dy papagaj Macaw, të cilët po përdoreshin për përfitim në plazhin e Pefkohorit. Është ngritur padi për kushte të mirëqenies dhe keqpërdorim pasiv dhe me urdhër të prokurorit të Halkidikit janë larguar shpendët dhe natyrisht gjobat administrative të parashikuara në nenin 14 të 4830/2021 në vlerë prej 20.000€”, thuhet në njoftimin e organizata për mirëqenien e kafshëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark