×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Pronari i Poliklinikes Avicena KS, z.Driton Shuki, bashkëndjen festën e 28 Nëntorit dhuron 50% zbritje për Policinë e Kosovës

    Insajderi
    28 November 2022 - 12:41

    Në prag të festave të Nëntorit dhe në një kohë krize ekonomike ku çmimet vazhdojnë të kenë ngritje të vazhdueshme, pronari i Avicena KS, Driton Shuki mendon për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, familjarët e tyre dhe familjeve të policëve të rënë në detyrë kështu duke ju dhuruar zbritje në të gjitha analizat rutinore biokimike dhe gjëndrës tiroide.

    Kësisoj, Avicena KS si lider i fushës së diagnostikës në vend në listën e gjatë të bashkëpunëtorëve tani ka shtuar edhe institucionin më të besuar në Kosovë, Policinë e Kosovës.

    Marrëveshja e nënshkruar nga z.Imer Zeqiri – Kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës dhe znj.Adelina Osmani – Përfaqësuese e Avicena KS; parasheh që për të gjithë anëtarët e Sindikatës së Policisë së Kosovës, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe për të gjithë familjarët e policëve të rënë në detyrë, çmimi për kryerjen e analizave rutinore biokimike dhe gjëndrës tiroide është me zbritje 50%, ndërsa në të gjitha llojet tjera të analizave është 30% nga çmimi i rregullt në ditën që pranohet shërbimi.

    Për të gjithë familjarët e ngushtë të të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, çmimi për kryerjen e analizave laboratorike është me zbritje 20% nga çmimi i rregullt në ditën që pranohet shërbimi.

    Avicena KS si institucioni privat më i besueshëm i fushës së diagnostikës në vend, mendon vazhdimisht për mirëqenien e qytetarëve në vend edhe në këtë kohë jo të lehtë për të gjithë ne.

    Avicena KS, jeto shëndetshëm!

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark